Franca nuk lejon befasi, kthen në shtëpi Anglinë

Pamje të lojtarëve francez pas fitores ndaj Anglisë





Kombëtarja e Francës nuk ka lejuar një përmbysje nga ana anglezëve, për të ndodhur edhe një befasi tjetër në Katar.

Franca ka mposhtur Anglinë me rezultat 2:1, dhe tashmë ka kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Marokun, e cila mposhti Portugalinë 1:0.

Kjo është hera e shtatë që Anglia eliminohet nga faza çerekfinale e Kupës së Botës, më shumë se çdo ekip tjetër në historinë e Kampionatit Botëror.

Ndërsa, Franca është kampioni i parë në fuqi që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës që nga skuadra e Brazilit në vitin 1998.

Pamje të lojtarëve francez pas fitores ndaj Anglisë

Pra, francezët me këtë triumf do të luajnë në gjysmëfinale të mërkurën kundër marokenëve.

Sulmuesi anglez, Kane autori i golit të parë për Anglinë nga pika e bardhë,  kishte humbur penalltinë e dytë dhe mundësinë e barazimit ndaj kampionëve në fuqi.

Kane humbet nga pika e bardhë

Ndërsa, Franca falë goditjes me kokë të Olivier Giroud në pjesën e dytë rezervoi vendin e saj në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Ishte një hapje e tensionuar për të dyja skuadrat me dy peshat e rënda evropiane që përpiqeshin të vendoseshin golin vendimtar në këtë përballje.

Rasti i parë i vërtetë shkoi për Giroud, i cili në mënyrë akrobatike u rrëzua për të takuar një krosim, dhe me kokë u fut drejt në krahët e portierit anglez, Jordan Pickford.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika