Franca përballet me Belgjikën, Portugalia kërkon çerekfinalen kundër Sllovenisë
Kanë përfunduar katër duelet e para në e një të tetës së finales në Euro 2024, derisa janë përcaktuar edhe katër skuadrat e para çerekfinaliste. Megjithatë, këtë të hënë do të mësohen edhe dy ekipe të tjera që do të kalojnë në çerekfinalen e madhe të Kampionatit Evropian. Pa dyshim që dueli kryesor do të […]
Kanë përfunduar katër duelet e para në e një të tetës së finales në Euro 2024, derisa janë përcaktuar edhe katër skuadrat e para çerekfinaliste.
Megjithatë, këtë të hënë do të mësohen edhe dy ekipe të tjera që do të kalojnë në çerekfinalen e madhe të Kampionatit Evropian.
Pa dyshim që dueli kryesor do të zhvillohet në stadiumin “Merkur Spiel Arena” në Dusseldorf me fillim nga ora 18:00, ku Franca do të përballet me Belgjikën.
Një duel ku përballë njëra-tjetrës janë dy emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe vetëm njëra do të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut të madh.
Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe nga ora 21:00 në Frankfurt, ku Portugalia e Cristiano Ronaldos do të përballet me Slloveninë.
Pasi kaluan nga grupi si të parët në tabelë, portugezët kërkojnë të kalojnë tutje pasi janë favorit në letër dhe CR7 është në kërkim të golit të parë.
Ndërkohë, Sllovenia synon që të shkaktojë befasinë më të madhe deri më tani në Euro 2024, pasi synimi është të eliminojnë Portugalinë.















