Autoritetet në rajonin Gironde të Francës kanë bërë të ditur se zjarri në Cap Ferret vazhdon të përhapet, duke shkatërruar rreth 13 mijë hektarë.
Prefekti i rajonit Gironde njoftoi në një postim në platformën X se kjo shifër është regjistruar deri në orën 14:00 sipas kohës lokale, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Evakuimet parandaluese janë duke vazhduar në zonat Arès, Andernos, Le Temple dhe Saumos.
Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, tha më herët se si masë parandaluese janë evakuuar 40 mijë persona në Gironde dhe 23 mijë të tjerë në Landes.