Franca po përballet me valën e tretë të të nxehtit të verës

Vala e tretë e të nxehtit ka përfshirë Francën, duke regjistruar temperatura të larta mes 38 dhe 40 gradë Celsius, kështu duke shkaktuar edhe thatësirë në vend dhe kushte ideale për zjarret

Ilustrim

Franca aktualisht është duke u përballur me valën e tretë të të nxehtit këtë verë.

Temperaturat po sillen në mes 38 dhe 40°C, dhe 26 departamente janë në alarm portokalli për shkak të rritjes së temperaturave.

Rajonet jugperëndimore të Francës mund të regjistrojnë temperatura rreth 40 gradë.

Ndërkaq, rreth 60 departamente franceze janë në një nivel “krize” nga thatësira, dhe me kufizime të ujit për shkak të mungesës së reshjeve, raporton euronews.

Muaji korrik 2022 në Francë është shënuar nga një deficit rekord i reshjeve me më pak se katër ditë reshje të regjistruara në fushë me rreth 3 deri në 10 ditë më pak se mesatarja, ka thënë Météo France.

Mesatarja e reshjeve ka arritur në 9.7 mm, që është një deficit prej 85%, ka shtuar agjencia e motit.

Gjithashtu korriku 2022 është renditur gjithashtu muaji më i thatë i korrikut që nga viti 1959 në vend.

Si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut dhe thatësirës së kruijuar shumë vende të Evropës Jugore kanë vendosur kufizime për ujin.

Një raport i fundit nga Komisioni Evropian ka thënë se gati gjysma e BE-së është e ekspozuar ndaj niveleve paralajmëruese të thatësirës.

Ndryshe, thatësira dhe temperaturat e larta mund të krijojnë kushte ideale për zjarret, kanë paralajmëruar ekspertët. Bimësia e tharë mund të jetë më e ndezshme dhe të rrisë shpejtësinë e përhapjes së zjarrit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika