Franca thotë se forcat ruse kërcënuan ta rrëzonin një avion të saj në Detin e Zi

Forcat ruse kërcënuan se do ta rrëzonin një avionë francez që po patrullonte muajin e kaluar në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi

Forcat ruse kërcënuan se do ta rrëzonin një avionë francez që po patrullonte muajin e kaluar në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu.

Ky incident tregon një për sjellje agresive nga Moska në një kohë kur forcat ruse po hasin në vështirësi të shënojnë përparim në pushtimin e Ukrainës.

Lecornu nuk dha hollësi për avionin ushtarak që u kërcënuan me rrëzim. Por, ai tha se Rusia po i kthehet qëndrimeve “posaçërisht agresive” të ngjashme me sjelljet e ish-Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

“Para një muaji, që t’jua jap një shembull shumë konkret, një sistem rus për kontrollimin e trafikut ajror kërcënoi se do ta rronte një avionë luftarak francez në Detin e Zi, kur ne ishim në zonën e lirë ndërkombëtare ku ne patrullojmë”, tha ai për radio RTL.

“Sjellja e Rusisë më 2024 nuk ka lidhje me atë që e pamë më 2022 dhe, natyrisht, para agresionit në Ukrainë. Kjo sjellje e shpjegon faktin se Rusia është në gjendje të vështirë në fushëbetejë në Ukrainë”, tha ministri francez.

Pilotët e Forcave Ajrore të Francës patrullojnë rregullisht në pjesën lindore të NATO-s, si pjesë e përpjekjeve të aleancës ushtarake me 31 anëtarë për ta përforcuar mbrojtjen prej se Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Në mesin e avionëve që patrullojnë janë edhe avionët vazhdues francezë AWACS. Duke fluturuar lart mbi bregdetin e Detit të Zi, ata përdorin radarin e tyre të fuqishëm dhe pajisje të tjera vazhduese për të vëzhguar matanë Gadishullit të Krimesë në Ukrainë, i cili u zaptua nga Rusia dhe u aneksua në vitin 2014. Ky avion vëzhgues mund t’i vërejë raketahëdhësit, lëshimin e bombave në ajër dhe aktivitetet e tjera ushtarake në luftën në Ukrainë.

Pilotët rusë e kanë bërë të qartë kohë pas kohe se nuk u pëlqen kur dikush i vëzhgon.

Më 2022, një avion luftarak rus e shkrepi një raketë në afërsi të një avioni vëzhgues të Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe, i cili po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, kishte thënë asokohe Qeveria britanike.

Qeveria amerikane e publikoi një video në mars 2023 ku shihej një avionë luftarak rus duke derdhur karburant mbi një dron vëzhgues të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Droni u rrëzua në Detin e Zi./REL

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika