Francë: Përmbytet varka me emigrantë, humb jetën 7 vjeçarja
7 vjeçarja ishte në mesin e 16 personave në bordin e varkës kur ajo u përmbys pak pasi u lëshua në Canal de l’Aa në Watten, rreth 20 milje larg nga Calais, Francë. Ajo ishte me tre vëllezërit e motrat e saj, nënën shtatzënë dhe babanë, bënë të ditur zyrtarët lokalë, ndërsa anëtarët e mbijetuar […]
7 vjeçarja ishte në mesin e 16 personave në bordin e varkës kur ajo u përmbys pak pasi u lëshua në Canal de l’Aa në Watten, rreth 20 milje larg nga Calais, Francë.
Ajo ishte me tre vëllezërit e motrat e saj, nënën shtatzënë dhe babanë, bënë të ditur zyrtarët lokalë, ndërsa anëtarët e mbijetuar të familjes u dërguan në spital në Dunkirk aty pranë të dielën e 3 marsit.
Kanali të çon në Detin e Veriut dhe është një rrugë e përdorur rregullisht nga migrantët që përpiqen të kalojnë Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar.
Varka, “ndoshta e vjedhur”, sipas Bertrand Gaume, prefekt i rajonit Hauts-de-France, mbante gjithashtu një çift, dy burra dhe gjashtë fëmijë të vegjël.
Asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën, shtoi ai.















