Francë: Pritet vala e tretë e të nxehtit gjatë javës së ardhshme

Franca javën e ardhshme do të përballet me valën e tretë të të nxehtit gjatë kësaj vere. Sipas Météo-France temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Ilustrim

Franca nga e hëna do të përjetojë valën e tretë të të nxehtit dhe temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, sipas Météo-France.

Që nga fillimi i muajve të verës në Francë, kjo do të jetë valla e tretë e të nxehtit në këtë vend.

“Pas një frymëmarrjeje të shkurtër këtë javë në një pjesë të madhe të vendit, temperaturat po rriten përsëri këtë fundjavë”.

“Një valë e re e të nxehtit do të përfshijë Francën me temperatura që mund të kalojnë 35°C nga e hëna në jug të linjës Bordeaux-Lyon”, ka thënë Météo-France.

Sipas parashikuesit vala e të nxehtit mund të vazhdojë për disa ditë në juglindje, megjithëse është shprehur se koha pas të mërkurës mund të ndryshoj, raporton euronews.

Në jugperëndim të Francës në luginën Rhône, temperaturat maksimale nga e hëna deri të mërkurën pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.

Ndërsa në lindje duke u shtrirë nga Alsace në rajonin e Lionit, temepraturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Kurse në Paris temperaturat më të larta do të sillen rreth 34 gradë Celsius.

Ndryshimet ekstreme të motit, sipas ekspertëve kanë ndodhur si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika