Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e re me përzgjedhësin Franco Foda, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera. Kontrata e re e nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe trajneri Foda më 6 tetor, gjatë ditës së parë të grumbullimit të ekipit kombëtar, formalizon marrëveshjen paraprakisht të […]
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e re me përzgjedhësin Franco Foda, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera.
Kontrata e re e nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe trajneri Foda më 6 tetor, gjatë ditës së parë të grumbullimit të ekipit kombëtar, formalizon marrëveshjen paraprakisht të arritur mes palëve.
“Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftoi se ka zyrtarizuar edhe formalisht marrëveshjen e mëhershme me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 2 vite.















