Freedomhouse/ Kosova shënon përparim të lehtë, problem mbetet korrupsioni

Kosova ka shënuar ngritje të lehtë për dy pikë në raportin e organizatës “Freedomhouse”. Përkundër kësaj ngritje në pikët e përgjithshme në raport thuhet se problem serioz mbetet korrupsioni dhe pavarësia e gjyqësorit

Qeveria e Republikës së Kosovës

Rritje të lehtë ka shënuar Kosova në raportin e organizatës amerikane “Freedom House” për vitin 2022, nga 44 pikë sa kishte në vlerësimin e kaluar, këtë vit Kosova ka marrë dy pikë më shumë, por shqetësim serioz ende mbetet prania e korrupsionit dhe pavarësia e gjyqësorit.

Sipas raportit të “Freedomhouse”, Kosova ka shenja pozitive në administrimin relativisht të mirë të zgjedhjeve, por sipas problem kryesor ende mbetet korrupsioni, i cili vazhdimisht shkakton mosbesim tek institucionet e Kosovës, duke e përfshirë edhe Qeverinë.

Shqetësim tjetër serioz, sipas raportit, është edhe presioni ndaj gazetarëve, të cilët  përballen me sulme të ndryshme në lidhje me raportimet e tyre.

Po ashtu, sundimi i ligjit nuk është në nivelin e kënaqshëm sepse siç thuhet në raport, “pengohet nga ndërhyrja e ekzekutivit në gjyqësor”.

Procesin zgjedhor “Freedomhouse” e ka vlerësuar me tre pikë nga katër, në raport thuhet se kjo ngritje ka ardhur sepse kryeministri dhe presidentja janë zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe përmes zgjedhjeve që ata i kanë cilësuar të lira.

Tek kapitulli për pluralizmin politik dhe pjesëmarrjen politike, Kosova ka marrë tre nga katër pikët. Si shenjë pozitive është përmendur konkurrenca mes partive politike, por është theksuar ndikimi i Listës Serbe tek rivalët e tyre, duke bërë që votuesit të kenë frikë të përkrahin ndonjë alternativë tjetër.

Me pikë maksimale, është vlerësuar çështja e shanseve të opozitës që ta rrisë përkrahjen përmes zgjedhjeve.

Në raport janë përmendur edhe emrat e ish presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj. Në raport thuhet se këto figura kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, e që luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë.

Transparenca e qeverisë, liria e medias, dhe praktikimi i lirë i fesë janë vlerësuar me nga dy pikë nga katër.

Nga vendet e rajonit rënie kanë pësuar Serbia, Bosnjë Hercegovina, kurse në vendin e njëjtë kanë mbetur Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika