Friedrich-Ebert-Stiftung: Draft-statuti i Asociacionit, bazë e mirë për diskutim

FOTO:REL, Armend Nimani

Organizata gjermane, “Friedrich-Ebert-Stiftung” ka konfirmuar për REL, se ka hartuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – për të cilën gjë është rënë dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Rene Schlee, nga kjo organizatë, ka thënë se beson se ky draft “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

“Ne do të organizojmë një prezantim publik të draftit në kohën e duhur”, ka thënë Schlee për Radion Evropa e Lirë, por nuk specifikoi më shumë.

Friedrich-Ebert-Stiftung është një fondacion politik gjerman, i cili promovon një shoqëri të lirë, të bazuar në vlerat e demokracisë. Organizata ka zyrat e saj përfaqësuese në më shumë se 100 vende dhe mbështet politikën e bashkëpunimit paqësor.

Për formimin e Asociacionit është rënë dakord në dialogun që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, por çështja prej vitesh vazhdon të jetë pengesë në normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Përfaqësuesi i organizatës gjermane për Kosovën, Rene Schlee, thotë për Radion Evropa e Lirë, se statuti është hartuar në bazë të informatave publike për tema me rëndësi publike dhe thekson se një gjë e tillë nuk është kërkuar nga BE-ja, Qeveria e Gjermanisë, SHBA-ja apo ndonjë palë tjetër.

Në tetor të vitit të kaluar, disa media në Kosovë publikuan draft-statutin e Asociacionit, duke pretenduar se ai është hartuar nga ekspertë gjermanë.

Schlee konfirmon se Friedrich-Ebert-Stiftung, në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe, ka punuar në atë version të statutit, por thotë se kur u publikua vitin e kaluar, ai ishte vetëm një dokument pune që tashmë është “vjetruar”.

Ai thotë se nuk dëshiron të zbulojë pjesë nga versioni i ri i draft-statutit, por thekson se është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës.

“Një nga rezultatet e dëshiruara të punës sonë është hartimi i një statuti që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka theksuar Schlee.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika