Fronti Europian/ Nënshkruhet marrëveshje mes BDI-së, PDSH-së, LP-së dhe PDE-së
Kryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti, të Lëvizja Populli (LP), Skender Rexhepi, të Partisë Demokratike Evropiane (PDE), Arijanit Hoxha dhe i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Frontit Evropian. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Arijanit Hoxha i PDE-së ka thënë se kjo garë e Frontit Evropian është […]
Kryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti, të Lëvizja Populli (LP), Skender Rexhepi, të Partisë Demokratike Evropiane (PDE), Arijanit Hoxha dhe i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Frontit Evropian.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Arijanit Hoxha i PDE-së ka thënë se kjo garë e Frontit Evropian është si UÇK e vitit 2001 në Maqedoni dhe se prijësi i tyre është Ali Ahmeti.
Ndërsa kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë fjalimit të tij, oponentëve ju tha se kjo është garë me Rusinë jo me kryetarët e opozitës.
Skender Rexhepi tha se fitorja e Bujar Osmanit në zgjedhje presidenciale do të thotë fitore bindëse për Frontin Evropian në zgjedhjet Kuvendare.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij është shprehur se ky koalicion është vazhdimësi e nismës së Arben Xhaferit.
“Miqësia jonë e sotme do të thotë vazhdimësi e bashkëpunimit që e nisëm me Arben Xhaferin. Sot e vazhdojmë një rrugëtim kombëtar. Ky front nuk ka interesa personale, por ka interesa kombëtare”, tha Ahmeti
Ahmeti në pyetjen e gazetarëve tha se edhe krahu i Ziadin Selës në Aleancën Shqiptare (ASH), do të jetë pjesë e Frontit Evropian dhe kjo është çështje ditësh.















