FShMN bëhet me objekt të ri, Kurti: Synojmë fuqizim dhe reformim arsimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e vënies së gur themelit të objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore uroi që ky gur themel të jetë edhe një faqe e re në historinë e zhvillimit të UP-së si dhe e zhvillimit të gjithëmbarshëm socio-ekonomik të vendit

FOTO: ZKM

Fakulteti i Shkencave Matematikore dhe Natyrore (FShMN) i Universitetit të Prishtinës, do të bëhet me hapësira të reja, pasi sot është vënë gur themeli i këtij objekti.

Ky investim i cili është i financuar nga BE-ja, UNOPS-i dhe Universitetit i Prishtinës “Hasan Prishtina”, po konsiderohet si një mundësi e mirë për të rritur cilësinë në arsim të lartë, e veçanërisht në hulumtime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hedhjen e gur themelit të këtij fakulteti e konsideroi si faqe të re për zhvillimin e UP-së, por edhe atë socio-ekonomik të vendit.

Shefi i ekzekutivi theksoi se politikat në fushën e arsimit që tashmë i kanë hartuar synojnë fuqizimin dhe reformimin e sistemit arsimor.

“Uroj që gur themeli që po vëmë sot të jetë edhe një faqe e re në historinë e zhvillimit të Universitetit të Prishtinës si dhe e zhvillimit të gjithëmbarshëm socio-ekonomik të gjithë vendit tonë. Arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e shtetit tonë e shoqërisë sonë dhe shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Politikat në fushën e arsimit që tashmë i kemi hartuar synojnë fuqizimin dhe reformimin e sistemit arsimor, duke filluar nga edukimi në fëmijëri të hershme e deri tek arsimi i lartë e gjatë gjithë jetës. Rritja e cilësisë është objektiv në të gjitha nivelet e arsimit e kur flasim për arsim të lartë fjalët kyçe të politikave tona për të arritur këtë rritje të cilësisë janë integriteti, standardet, kriteret dhe performanca”, ka thënë Kurti.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se ndërtimi i këtij objekti kontribuon në rritjen e cilësisë në mësim dhe mbështet fushën e hulumtimeve.

Për këtë projekt, të cilin BE-ja e ka financuar me 9 milionë euro, Szyunyog u shpreh se ndërtimi i këtij fakulteti është pjesë e agjendës evropiane për punësim dhe arsim.

“Ky projekt financohet nga BE dhe UP dhe synon një ambient modern me 13 mijë metra katror që do të zërë 2300 studentë dhe 103 pjesëtarë të stafit dhe ka për qëllim që të përmbushë standardet ndërtesë me efiçiencë dhe praktika që do të ndikojnë dukshëm për zvogëlimin e konsumimit të energjisë në ndërsa dhe emetimit të dioksid karbonit. Kur të përfundojë kjo ndërtesë e re e fakultetit do ta përmirësojë infrastrukturën e Universitetit të Prishtinës, do të ofrojë ambient të sigurt dhe miqësor duke përfshirë zonat e gjelbra për përfitim të komunitetit. Kjo nuk është vetëm ndërtesë e re por edhe përmirësim i shëndetit të studentëve dhe mirëqenies së studentëve… Ky projekt do t’i kontribuojë direkt rritjes të cilësisë në mësim dhe mbështet një shkallë më të lartë të hulumtimeve, mësimin në bazë të hulumtimeve dhe mësimdhënies”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ndërtimi i hapësirave të reja universitare krijon kushte për studentët e stafin akademik.

Duke shtuar se përmirësimi i sistemit të arsimit është prioritet i saj, Nagavci theksoi se pret që ky investim do të rrisë cilësinë e studimeve.

“Kur vendosen gur themele të institucioneve edukativo-arsimore, të universiteteve, të instituteve, jo se vetëm krijohen kushte për studentët, stafin akademik dhe hulumtuesit, por edhe ndikohet në demokratizimin e shoqërisë dhe zhvillimin e saj… Sot po vendosim gur themel të ndërtimit të këtij objekti tejet të rëndësishëm, i cili besoj edhe unë që do të krijojë një faqe të re për UP-në… Ndërtimi i këtij objekti të ri është një mundësi e shkëlqyer që të vazhdohet me rrugën përpara, është angazhim që na takon ta përmbushim dhe në shenjë të ndërgjegjësimit për shkencat natyrore në vendin tonë“, ka thënë Nagavci.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi u shpreh se me ndërtimin e hapësirave të reja po kontribuohet në modernizimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Në vënien e gur themelit të Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore (FShMN) mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e përfaqësues nga UNOPS.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika