FSK e gatshme të ndihmojë Marokun në operacionet e kërkim-shpëtimit pas goditjes nga tërmeti

Forca e Sigurisë së Kosovës, është e gatshme t'i dalë në ndihmë Marokut në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas goditjes nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit

Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi

Forca e Sigurisë së Kosovës, është shprehur e gatshme për të ndihmuar Marokun në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas goditjes nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit.

Si pasojë e tërmetit deri më tani mbi dy mijë persona kanë humbur jetën.

Në një postim në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur keqardhje për popullin marokien.

“Po e përcjellim me shumë vëmendje dhe keqardhje situatën në Marok të shkaktuar si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit. Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin marokien lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura”, shkroi ai.

Ministri Maqedonci uron që të mos ketë rritje të numrit të viktimave.

“Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë”, shtoi ai.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së shtunës në Marok ka arritur në 2012 dhe rreth 2059 të tjerë u plagosën – nga të cilët, 1,404 ishin në gjendje kritike.

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi Marokun pak pas orës 23:00 (22:00 GMT) të premten mbrëma.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë vendin – veçanërisht në pikën turistike të Marrakeshit dhe fshatrat e largëta në malet e Atlasit të Lartë aty pranë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika