FSK-ja dhe ushtria turke zhvillojnë trajnim të përbashkët për kërkim-shpëtim

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtria e Republikës së Turqisë kanë zhvilluar trajnim të përbashkët për kërkim-shpëtim në zona urbane e malore, si dhe për operacione me qen të trajnuar K9.

Sipas njoftimit të FSK-së, pjesëmarrësit kanë zhvilluar ushtrime teorike dhe praktike për shpëtimin në ndërtesa të dëmtuara, operacionet në terrene malore dhe përdorimin e qenve K9.

Trajnimi ka përfshirë edhe procedurat e koordinimit dhe reagimit në raste emergjente.
FSK-ja thotë se aktiviteti ka shërbyer për shkëmbimin e përvojave me ekipet turke dhe për rritjen e gatishmërisë së tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika