Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga 21 shtatori deri më 2 tetor do të zhvillohet ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026”, në të cilin do të marrin pjesë FSK-ja, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia dhe Shqipëria.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunave të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës, njofton Dukagjini.
FSK ka bërë të ditur se këto lëvizje do të realizohen në kuadër të ushtrimit fushor dhe ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të tij.