FSK-ja përfundon me sukses trajnimin me mortaja të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk

Trajnimi i realizuar kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmërisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë

FSK-ja bashkë me instruktorët e kontingjentit turk gjatë trajnimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorit kanë përfunduar me sukses trajnimin me Mortaja 81 mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.

“Pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë ( R3K) kanë përfunduar me sukses trajnimin me Mortaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk” ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Trajnimi i realizuar kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmerisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë.

“Në ceremoninë përmbyllëse komandanti i kontingjentit turk Kolonel Sabri Gokhan Karamursel u nda i kënaqur me bashkëpunimin dhe mundësinë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika