FSK-ja suspendon ushtarin e dyshuar për sulme seksuale në Britani

Ministria e Mbrojtjes ka suspenduar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës ushtarin, B.H, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer dy sulme seksuale përfshirë përdhunim në Mbretërinë e Bashkuar.

Në përgjigjen zyrtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës për Dukagjinin thuhet se me tu njoftuar nga pala britanike kanë marrë masat bazuar në aktet ligjore në fuqi, njofton Dukagjini.

“Pasi qe jeni njoftuar nga pala britanike për rastin në fjalë, FSK ka marrë masat bazuar në aktet ligjore në fuqi, është suspenduar dhe jemi duke pritur procesin në lidhje me rastin”, thuhet në përgjigjen e FSK-së për Dukagjinin.

Kujtojmë se B.H nga Kampi West Tofts në Thetford, Norfolk, akuzohet për përdhunim dhe dy akuza të sulmit seksual ndaj një gruaje. Ngjarja e dyshuar ka ndodhur përgjatë një shtegu mes Prince of Wales Road dhe Riverside Retail Park rreth orës 23:30 më 17 shtator. Megjithatë ushtari kosovar ka mohuar fajësinë.

Ai është mbajtur në paraburgim në Norwich Crown Court deri në gjykimin e tij, i cili pritet të fillojë më 7 prill dhe të zgjasë rreth pesë ditë.

Ushtari i FSK-së akuzohet për sulme seksuale në Britani, mohon fajësinë

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika