FSK-ja zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2023

Gara tradicionale ndërkombëtare e ushtarit më të mirë, e organizuar në Kazermën e FSK-së në Ferizaj, ka nxjerrë në vendin e parë ushtarin e Kroacisë, Maijan Jeliç, ndërkaq si ushtari më i mirë i FSK-së u zgjodh Armend Neziraj

Gara tradicionale ndërkombëtare e ushtarit më të mirë, e organizuar në Kazermën e FSK-së në Ferizaj, ka nxjerrë në vendin e parë ushtarin e Kroacisë, Maijan Jeliç, ndërkaq si ushtari më i mirë i FSK-së u zgjodh Armend Neziraj, i cili bën pjesë në regjimentin e dytë në Istog.

Nëntë shtete kanë qenë pjesëmarrëse me ushtarët e tyre që kanë mbajtur testin fizik, të njohurive të përgjithshme, gjuajte me armë, navigim tokësor, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.

Rreshter-majori i FSK-së, Bedri Zuka, i cili njëherësh ishte udhëheqës i garës së FSK-së, ka thënë se gara ka qenë katër ditë dhe është realizuar në bazën e FSK-së në Ferizaj.

“Pjesëmarrës ishin 9 shtete. Ishte e rëndësishme që të kemi bashkëpunim shoqëror, profesional dhe të kemi një pasqyrë të mirë të FSK-së. Shpresoj se të gjithë ndërkombëtarët dhe vendorët janë ndarë të kënaqur me aktivitetet”, ka thënë midis të tjerash Zuka.

Ndërkaq, ushtari Neziraj ka thënë se ishte i përgatitur mjaft mirë për të marrë pjesë në këtë garë, e cila i teston aftësitë fizike dhe psikike të ushtarëve.

“Shpresoj që këto afate t’i testoj edhe në gara të tjera jashtë vendit. Në këtë garë ka pasur ushtarë të mirë dhe të përgatitur, mirëpo unë me përgatitje ia kam dalë të jem i pari”, ka thënë Neziraj.

Në kuadër të kësaj gare ndërkombëtare, pjesëmarrës ishin 42 ushtarë nga shteti i Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, Amerikës, Jordanisë, Kanadasë dhe Sllovenisë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika