FSK në mbështetje të qytetarëve në zonat e vërshuara

FSK ka vazhduar mbështetjen për qytetarët në zonat që janë prekur nga vërshimet si Mitrovica e Skenderaj. Në shenjë ndihme, FSK po shpërndan pajisje higjienike dhe ushqimore te familjet e prekura

Ilustrim

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), edhe të dielën e 22 janarit, kanë vazhduar mbështetjen e tyre për qytetarët që pësuan dëme nga vërshimet e fundit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, edhe sot është në zonat ku ndodhën përmbytjet, për t’u dalë nē ndihmē qytetarëve të prekur, të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre”, shkruhet në postimin e FSK-së në Facebook.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se janë grumbulluar pajisje higjienike e ushqimore, të cilat po shpërndahen nga FSK në komunat më të prekura si Mitrovica e Skenderaj.

Një gjë e tillë, sipas tyre, po bëhet në mënyrë që të lehtësohet sadopak jeta e vështirësuar që u shkaktua nga përmbytjet.

FSK ka theksuar se është në gatishmëri për t’i ndihmuar qytetarët me kapacitetet e saj njerëzore e teknike.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika