FSK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Iowas-s

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka nënshkruar marrëveshje me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin J. Corell, për avancimin e partneritetit mes dy palëve

Komandanti i Forcës e Sigurisë së Kosovë, (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në Shtetet Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin J. Corell, nga Qeveria Federale e SHBA-së.

Sipas njoftimit, gjeneral Jashari dhe gjeneral Corell nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të rritjes dhe avancimit të partneritetit në mes të dy forcave, e që kjo marrëveshje është e ndërtuar në gjashtë shtylla

“Ka për qëllim të avancojë programin e partneritetit ushtarak duke përfshirë manovrën, zhvillimin e trupës së nënoficerëve, mirëmbajtjen e sistemeve ushtarake, mjekësinë ushtarake dhe fushën e kibernetikës”, thuhet në njoftimin zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portali D.

Më tej, në njoftim thuhet se në vazhdën e vizitës në SHBA, gjeneral Jashari së bashku me gjeneralin Corell kanë vizituar trupat e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury të shtetit të Indiana-s, ku njësitë janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Sipas njoftimit, vizita e gjeneral Jasharit në SHBA do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me përcjelljen nga afër të realizimit të ushtrimit dhe bashkëpunimin më të thellë.

Gjithashtu gjatë kësaj jave, më 19 maj në seancën e Kuvendit të Kosovës është miratuar Projektligji për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Deputetët, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita me 74 vota për e kanë mbështetur Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se miratimi i këtij Projektligji do të mundësojë avancimin e infrastrukturës ligjore për FSK-në, pasi aktualisht funksionon me akte nënligjore.

Gjithashtu, Enver Dugolli, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka thënë se ky mekanizëm po ndërrohet duke iu përshtatur standardeve të vendeve mike dhe Ushtrisë së NATO-s.

Ndërkaq,  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 13 maj ka takuar komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Corell, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe u ka kërkuar që mbështetja për ngritjen profesionale të FSK-së të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Po ashtu, Kurti, ia ka bërë me dije se është mirënjohës për shërbimin e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Iowas në misionin e NATO-s në Kosovë, dhe për kontributin e deritashëm për Forcën e Sigurisë.

“Synimi ynë është të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët dhe aleatët në ruajtjen e paqes në botë”, ka thënë kryeministri Kurti, shkruan Zyra e Kryeministrit, transmeton Portali D.

Lidhur me situatën e sigurisë në Evropë, pas agresionit dhe invazionit të Rusisë në Ukrainë, kryeministri ka thënë se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri në rajon dhe nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika