FSK pjesë e garës së luftëtarit më të mirë të shtetit të Iowa-s 2024

Për herë të parë pas shtatë vjetësh, fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e lowa-s

FSK pjesë e garës së luftëtarit më të mirë në lowa

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave në kampin Dodge në lowa do të zhvillohet një garë e rëndësishme mes ushtarakëve, ku të pranishëm janë edhe pjestarët e FSK-së.

“Ushtarët më të aftë dhe oficerët e pakomisionuar do të zgjidhen përmes një serie testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, fuqinë dhe aftësitë”, thuhet në njoftim.

Për herë të parë pas shtatë vjetësh, fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e lowa-s.

“Suksese të gjithë ushtarëve që garojnë dhe fitoftë më i miri”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Gjithashtu edhe ministri Maqedonci u ka uruar suksese ushtarakëve garues të FSK-së, dhe sipas tij fitoftë më i miri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika