FSK publikon momentin kur shpëtohet vajza 2 vjeçare në Turqi (VIDEO)

Ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili është dërguar në Turqi për ndihmë pas tërmetit, e ka shpëtuar një vajzë dyvjeçare.

Ata kanë publikuar një video ku shihen teksa e nxjerrin nga gërmadhat vajzën e vogël.

Pos saj, ata kanë identifikuar edhe nënën e vajzës, e cila ende gjendet nën rrënoja.

Në një komunikatë për media, thuhet se ekipet e Kërkim – Shpëtimit të FSK-së që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në qytetin Hatay të Turqisë.


Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se janë duke u bërë përpjekje maksimale për shpëtimin e gruas.

“Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dyvjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj, që është e ngujuar në rrënoja. Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke u dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë”, ka thënë ai.

Ekipi i FSK-së në Turqi, sipas komunikatës, është duke i dhënë prioritet vendeve ku janë idenfitikuar se ka persona të gjallë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika