Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, iu ka dërguar ftesa liderëve partiakë për një takim të përbashkët “konsultativ” për të diskutuar për çështjen e Presidentit.T

akimi u thirr me datën 18 gusht, ditë e martë, nga ora 9.00, në Zyrën e Presidentes.Në letrën dërguar kryetarit të PDK’së, Bedri Hamza, Haxhiu flet për “rëndësinë e arritjes” së një marrëveshje për Presidentin.

“Në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës, ju ftoj në një takim konsultativ në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”.

Haxhiu i ka kërkuar Hamzës konfirmimin e pjesëmarrjes së tij ose të një përfaqësuesi të partisë.

Rolin “unifikues” Haxhiu e mori pas një deklarate të shefit të saj të partisë, Albin Kurti, i cili tregoi se ajo është “e pakënaqur” në Presidencë.

“E kemi edhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila është shumë e angazhuar dhe e interesuar që kjo të marrë fund. Albulena nuk është një person e cila është duke u kënaqur në pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes. Ajo është shumë e interesuar që këtë ta marrë një figurë unifikuese, për të cilën merremi vesh të gjithë ne bashkë”, kishte thënë Kurti dje.

Partitë ende nuk i kanë bërë publike përgjigjet e tyre ndaj kësaj ftese./EO

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika