Ftesa e Listës Serbe për t’i parë “me përbuzje” serbët që do të dalin të dielën në zgjedhje, a është gjuhë urrejtjejes ndaj bashkëkombëseve të tyre?
Lista Serbe u bëri thirrje burrave dhe grave serbe që t’i shikojnë “me përbuzje” bashkatdhetarët e tyre që të dielën do të shkojnë në votime në katër komuna në veri të Kosovës. Vetëm një ditë pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve për qetësi, të njëjtin mesazh u ka dërguar edhe lista […]
Lista Serbe u bëri thirrje burrave dhe grave serbe që t’i shikojnë “me përbuzje” bashkatdhetarët e tyre që të dielën do të shkojnë në votime në katër komuna në veri të Kosovës.
Vetëm një ditë pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve për qetësi, të njëjtin mesazh u ka dërguar edhe lista Srpska, duke i kërkuar që të mos bien në provokime. Në të njëjtën kohë, ata janë të ftuar në një “bojkot të përgjithshëm” të zgjedhjeve të ardhshme lokale, por edhe “të shikojnë me përbuzje” të gjithë ata që planifikojnë të dalin dhe të marrin pjesë.
“I bëjmë thirrje të gjithë popullit serb në veri të Kosovës që të dielën më 23 prill të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien në provokimet e “regjimit” të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, qëllimi i vetëm i tij është dëbimi i serbëve nga veriu i Kosova duke i zhvilluar këto zgjedhje”, ka njoftuar kjo parti.
Bashkë me thirrjen për paqe vjen edhe thirrja për bojkotimin e zgjedhjeve, të cilat, si Vuçiqi dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq më parë, i quanin jodemokratike.
“Le të zbrazin të gjitha vendvotimet më 23 prill, gjë që do të dërgojë një mesazh të qartë për Prishtinën, por edhe për komunitetin ndërkombëtar”, kanë bërë thirrje krerët e Serbisë.
Lidhur me atë nëse kjo është gjuhë e urrejtjes dhe thirrje për dhunë ndaj atyre që kanë pikëpamje të ndryshme politike nga populli i tyre, Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, ka thënë për mediumin serb Danas se bëhet fjalë për thellimin e mëtejshëm të konfliktit social përmes forcimit matrica për tradhtarët dhe patriotët.
“Në Kosovë, qeveria e Vuçiqit shkon një hap më larg se në Serbi, duke djegur makinat e “tradhtarëve” dhe duke arrestuar njerëz ilegalisht. Ky duhet të jetë një paralajmërim për ne se një skenar i ngjashëm është i mundur në Serbi në të ardhmen. Pasi të normalizohet retorika si kjo në Kosovë, do të pasojë vetëm radikalizimi dhe thellimi i mëtejmë i konfliktit”, ka thënë Popoviq.















