Intensifikimi i vizitave nga emisarët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve për dialogun, ka nënkuptuar angazhime të shtuara jo vetëm për qeverinë.

Përfshirja e opozitës rreth zhvillimeve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, është bërë e pashmangshme.

Kryeministri Kurti, pas takimit me Gabriel Escobar, për këtë të premte i ka ftuar në takim liderët e opozitës, por deri tani, ka marrë vetëm një përgjigje pozitive.

Ka qenë partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe sipas deputetëve të kësaj partie, uniteti është i domosdoshëm në këtë proces.

“Gjithë spektri politik duhet të I unifikojnë qëndrimet dhe së bashku duhet t’i shohim qëndrimet dhe të shohim cka përfiton Kosova dhe cka nuk përfiton dhe me bë një barazpeshë, dhe nuk mund të them se a duhet të pranojnë tash liderët, mirëpo ne gjithmonë të gjithë kemi thënë që pjesë e marrëveshjes duhet të jetë edhe njohja”, ka thwnw deputetja e AAK-së Time Kadriaj.

Se si duhet të përfundojë dialogu me Serbinë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës e kanë qëndrimin e qartë, megjithatë, për ftesën e Kurtit, ende nuk kanë një qëndrim.

“LDK ka tri parime, që dialogu të përfundoj me njohje reciproke, kushtetueshmeria dhe integriteti territorial, mirëpo qeveria nuk ka pasur aspak transaprencë për këtë cështje. Ende nuk kemi përgjigje e nuk kemi diskutuar me grupin paralamentar dhe me kryetarin nëse do të marrim pjesë në takim me kryeministrin nesër”, ka thwnw Rrezarta Krasniqi nga LDK.

Pa përgjigje konkrete për ftesën e Kurtit janë edhe në Partinë Demokratike të Kosovës, por propozimin gjermano-francez, deputeti i kësaj partie Hisen Berisha, e konsideron si të rrezikshëm,

“Propozimi I dy gjermanive është I rrezikshëm për Kosovën dhe i paparanueshem. Ajo zgjidhje ka qenë për dy Gjermanitë që kanë pasur synim bashkimin, kurse Kosova nuk ka synim bashkimin me Serbinë kurrë”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri Kurti ka thirrur për të premtën opozitën për të diskutuar për cështjet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë që të premtën në Kosovë do të vijë edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Misolav Lajcak.