“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pikat e opinionit të Bakoyannis

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, i ka bërë të ditura dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis, raportuese në Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Flamujt e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka publikuar dy pika të opinionit të raportueses për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, Dora Bakoyannis.

Knaus, në një postim në X, shkruan se në opinionin e i ish-ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, thuhet që Asambleja t’i rekomandojë Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Bakoyannis: Do ta rekomandojë mbikëqyrjen e Kosovës nga Këshilli i Evropës

17. Prandaj, Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave

17.1. Ftoni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”, thuhet në pikat e opinionit të Bakoyannis.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

Knaus, në videon e publikuar në X, ka theksuar se ky është një lajm i mirë për të gjithë.

Bakoyannis ka thënë të enjten se do të rekomandojë mbikëqyrjen e Kosovës nga ana e Këshillit.

Ajo e ka vlerësuar sukses të madh bartjen e tokës mbi 20 hektarë në pronësi Manastirit të Deçanit.

Ajo ka thënë se në raportin e saj do të adresojë disa shqetësime.

Po ashtu, tregoi se pasi votohet raporti, ai do të shkojë në Asamblenë Parlamentare për një votim tjetër dhe se do të rekomandojë monitorimin.

Ndryshe, java që vjen është e rëndësishme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka në rend dite çështjen të Kosovës në Këshill të Evropës.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Këshilli i Evropës.

Pas 27 marsit, ku pritet të kalojë raporti i Dora Bakoyannis, çështja e anëtarësimit të Kosovës do të kalojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, sesionet e të cilës do të mbahen nga mesi i prillit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika