Fuad Ajvazi, “muri” i pakalueshëm për kundërshtarët, ky është talenti i Suharekës

Fuad Ajvazi është një nga qendërmbrojtësit më me perspektivë në Kosovë.

Ai luan për skuadrën e Suharekës, e cila bën pjesë në Superligën e Kosovës.

20-vjeçari u transferua te ky ekip gjatë verës së kaluar nga Llapi.

Ajvazi është rritur në shkollën e futbollit Kurda, ku më pas vazhdoi te Ramiz Sadiku për dy vjet.

Ngritjen e madhe e kishte bërë kur ishte bërë pjesë e skuadrës suedeze, Karlstad.

Ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Kombëtares së Kosovës.

Ndërsa, ishte ftuar nga Kosova U21 në miqësoret kundër Maqedonisë së Veriut, në nëntor të vitit të kaluar. Ai kishte luajtur në të dyja ndeshjet.

Ajvazi shquhet për shpirtin luftarak që tregon në fushën e blertë dhe shkathtësinë për të neutralizuar kundërshtarët.

Shtatgjati gjithashtu është tejet i fuqishëm në duelet në ajër.

Gjatë këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar, sa herë që iu është dhënë mundësia ka treguar paraqitje fantastike, duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika