Fun & Sun Family Life Side

Në Fun & Sun Family Life Side do të gjeni disa lloje dhomash duke filluar nga dhomat standarte deri tek dhomat e veçanta familjare, ushqime të llojllojshme dhe njëherësh, edhe hapësira për fëmijë

Fun & Sun Family Life Side është një qendër pushimi me konceptin e saj “Ultra All Inclusive”, me plazhin e tij privat që hapet në ujërat blu të Mesdheut, mjedisin e tij të qetë, një kopsht të gjelbër me pemë, një pishinë me rrëshqitje uji, dhoma komode, ushqime të shijshme dhe pije cilësore.

Në Fun & Sun Family Life Side do të gjeni disa lloje dhomash duke filluar nga dhomat standarte deri tek dhomat e veçanta familjare, të gjitha të pajisura me gjërat thelbësore për komoditetin tuaj.

Ushqime të ndryshme e të shijshme nga kuzhina tradicionale turke dhe ajo botërore do të gjeni në Fun & Sun Family Life Side, hoteli posedon restaurante të ndryshme ku ofrojnë shërbim në konceptin bufe e hapur po nuk mungojnë edhe restaurantet A’la Carte me menu të pasur nga kuzhina boterore.

Gjatë ditës, mysafirët e “Fun&Sun Family Life” mund të marrin pjesë në një shumëllojshmëri të gjerë të aktiviteteve të kohës së lirë dhe argëtuese si sporte ujore të mbushura me adrenalinë, një ndeshje argëtuese volejbolli, te kopshtet e mrekullueshme për kohë relaksi, bilardo  dhe kokteje pranë pishinës, këtu ka diçka për të gjithë dhe kohët e mira nuk kanë fund.

Edhe për fëmijët, hoteli posedon pjesë të veçanta ku organizohen aktivitete të ndryshme gjaë tërë ditës.

Për të gjithë ju që planifikoni muajin e mjaltit ta kaloni në FUN&SUN FAMILY Life, do të jetë një kujtim i paharruar për ju, duke filluar nga pritja e veçantë që ju bëhet tek check-in, dekori i dhomës e surprizat e shumta gjatë ditëve që do qëndroni aty.

Të fundit nga rubrika