Fundi i procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së, edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Edhe 8 seanca ka në dispozicion Zyra e Prokurorit të Specializuar që të paraqes dëshmitë, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas ish-bashkëpunëtorëve të tyre, ky proces është politik dhe i stërzgjatur, ndërkohë që monitoruesit e avokatët e akredituar në Hagë, thonë se pas përfundimit të dëshmitarëve nga prokuroria mund të ketë ndryshim të masës së paraburgimit.

Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes.

Deri më 4 prill, kur është dita e fundit që Zyra e Prokurorit të Specializuara të paraqes të gjitha dëshmitë, sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara për Kosovën, janë të parapara të mbahen edhe 8 seanca.

Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes prokuroria kishte njoftuar se kanë arritur të konfirmojnë vetëm një dëshmitar, e nuk kanë treguar nëse kanë arritur të sigurojnë edhe të tjerë.

“Ju keni identifikuar saktë numrin e ditëve të procesit gjyqësor. Informacioni që kërkoni nuk është publik”.

Për avokatin e akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, përfundimi i afatit për prokurorinë, mund të sjellë edhe ndryshimin e masës së sigurisë për të akuzuarit, që janë në paraburgim nga viti 2020.   

“Palët pasi të kryhen dëshmitarët e prokurorisë ka një bazë të arsyeshme ku mund të kërkojnë nga gjykata që merr një vendim tjetër mbi masën e sigurisë të paraburgimit, derisa të kryhet gjykimi, sepse një nga arsyet që janë në paraburgim janë për shkak të ndikimit në dëshmitarë të prokurorisë”, ka thënë Hodaj.

E Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tregon për procedurën tutje të këtij procesi.

“Pas 4 prillit pala mbrojtëse ka të drejtë që të parashtrojë disa mocione për kundërshtimin e akuzave pas kësaj 10 ditë ka prokuroria që të jep kundërpërgjigje në këto mocione dhe lidhur me këto mocione gjykata e merr një vendim, nëse do të hudhet poshtë ndonjë akuzë.. me rregulloren e procedurës së provave pala tjetër që ka të drejtë të ftoje dëshmitarë është pala e dëmtuar…dhe pastaj vjen radha tek mbrojtja…”, ka thënë Aliaj.

Por, sipas ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, që ka qenë i angazhuar edhe në ekipin mbrojtës, ky proces gjyqësor është politik dhe i padrejtë.

“Kemi një proces të stërzgjatur dhe politik që është përcjell me padrejtësi, e i cili është përcjell me denigrim i cili është përcjell me vendime të padëgjuar në të drejtën ndërkombëtare dhe unë mendoj se kanë mbetur edhe pak muaj nga lirimi i krerëve të UÇK-së, sepse deri më tani prokuroria nuk ka arrit në asnjë pikë që të dëshmojë akuzat që i ka vendosur në aktakuzë”, ka thënë Artan Behrami.

Nga prilli i vitit 2023, kur edhe ka nisur procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadrit Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, janë dëgjuar në gjykatore 123 dëshmitarë, e shumë dëshmi të tjera janë dorëzuar në formë të shkruar.

Ish-krerët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Shija e redaktorit

Ekskluzive – Ermal Panduri paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja

Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka paralajmëruar sonte një mbrëmje me zbulime tronditëse. Në një postim në rrjetin e tij social, ai...

Dita e Evropës frymon lirshëm me aktivitete të shumta në...

Kosova iu  bashkua sot kremtimit të shtatëdhjetë e pesëvjetorit të Deklaratës së Schuman, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian dhe hapi rrugën për...

Nga sot Izraeli heq vizat për kosovarët, kërkohet vetëm leja...

Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një...

Të fundit nga rubrika