‘Fushata’ e Vuçiqit kundër Kosovës: Po japim çdo gjë nga vetja për të penguar anëtarësimin e saj në KiE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vazhduar të deklarohet lidhur me hapin e fundit që Kosova e ka për anëtarësimin e saj në Këshillin e  Evropës. Vuçiqi për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës tha se 'pritet me 16 maj të ndodh' dhe se 'gjasat për anëtarësimin e Kosovës vazhdojnë të jenë të mëdha' por që sipas tij 'Serbia pë bënë cdo gjë që këtë ta pengojë'

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vazhduar të deklarohet lidhur me hapin e fundit që Kosova e ka për anëtarësimin e saj në Këshillin e  Evropës. Vuçiqi për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës tha se ‘pritet me 16 maj të ndodh’.

Ndër të tjera Vuçiq ka thënë mes tjerash se ‘gjasat për anëtarësimin e Kosovës vazhdojnë të jenë të mëdha’ por që sipas tij ‘Serbia pë bënë cdo gjë që këtë ta pengojë’.

Ai deklaroi se pas “vizitave të çuditshme” të Dora Bakojanit në Athinë, nuk është folur për formimin e Unionit të Komunave Serbe si kusht për hyrjen e Prishtinës në Këshillin e Evropës, si dhe për parandalimin e shpronësimeve të mëtejshme dhe formimin e të ashtuquajturat stacione policore dhe ushtarake në veri të Kosovës.

Vuçiq po ashtu ka shtuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, “familjet të cilave u është mohuar drejtësia për 25 vjet” do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të paditur Serbinë dhe prandaj është e domosdoshme për ta që procesi i anëtarësimit të jetë i suksesshëm.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika