Fushatë kreative për parandalimin e dhunës në baza gjinore





Një fushatë interesante e organizuar nga OSBE përmes ilustrimeve në aplikacionin Viber ka krijuar një platformë për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje. Jehona e rasteve të shumta të dhunës ka frymëzuar OSBE-në që të krijojë ilustrimet me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për dhunën ndaj grave. Me anë të përdorimit të këtyre ilustrimeve ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit të stereotipeve në baza gjinore dhe luftës kundër dhunës ndaj gruas.

Këto ilustrime kreative janë pjesë e Fushatës 16-Ditore kundër dhunës me bazë gjinore e organizuar nga OSBE. Kjo fushatë përfshin 19 ilustrime të ndryshme që shfaqin mesazhe për ndalimin e dhunës në shtëpi dhe femicidit. Me përdorimin e këtyre ilustrimeve qytetarët mund të bëjnë thirrje për funksionimin e ligjit dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat e dhunës në Kosovë.

Ilustrimet e Fushatës Kundër Dhunës në Baza Gjinore mundësojnë edukimin e shoqërisë për rastet e shumta të dhunës në Kosovë dhe rëndësinë e raportimit të saj në institucionet kompetente. Ky aktivitet ofron shpërndarjen e mesazheve kundër dhunës për të gjithë përdoruesit e aplikacionit Viber. Klikoni këtu për të shkarkuar pakon e ilustrimeve të fushatës së organizuar nga OSBE.

Linku: https://bit.ly/OSCEBashkeKunderDhunes