Fushatës së Serbisë për çnjohje i kundërpërgjigjet Kosova

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar pas raportimeve për tërheqjen e njohjes nga shteti i Togos, çka tha se ka ndodhur në vitin 2019. Derisa kanë kritikuar edhe reagimet që erdhën pas lajmit që qarkulloi në media, pas një takimi që Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, pati me homologun e tij nga Togo. Ndërkohë, partitë në opozitë kritikuan MPJD-në për mospunë dhe transparencë

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë

Një lajm që kryediplomati serb, Ivica Daciq e kishte dhënë në vitin 2019 duke e publikuar edhe me dokument të njëjtin duket ta kenë rikthyer në vëmendje edhe pas 3 vjetësh mediat serbe.

Mediat në Beograd, kanë raportuar që Togo ka dhënë fjalën e saj përfundimtare për tërheqjen e njohjes së Kosovës, e kjo u bë dje pas një vizite që ministri i jashtëm i Togos e kishte në Serbi.

E kësaj i ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Ai pozicionim i Togosë ka ndodhur në vitin 2019 cdhe dje nuk kishte asgjë të re. Për më tepër, edhe të ashtuquajturat “çnjohje” nga nënvendet e tjera të proklamuara nga Vuçiq janë demantuar”, ka deklaruar Kreshnik Ahmeti, zëvëndësministër i MPJD-së.

Ahmeti ka treguar edhe për fushatën që po e bënë MPJD në kuadër të mbrojtjes së njohjeve.

“Ne kemi një strategji e cila është proaktive dhe jemi duke synuar dhe po punojmë që t’i zgjerojmë e thellojmë raportet me të gjitha vendet me të cilat kemi marrëdhënie diplomatike”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, për punën e kësaj Ministrie kritika të ashpra kanë ish-udhëheqësit e dikurshëm të këtij dikasteri.

“Ministria e Jashtme është totalisht e pafokusune sepse ajo është shëndrruar në një anarki totale”, ka deklaruar Anton Berisha, ish-zëvëndësministër i MPJ-së.

Kritika kanë dhënë edhe partitë e tjera opozita duke e fajësuar direkt ministren Gërvalla edhe për mosnjohje të reja gjatë kësaj qeverisje.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika