Fushtica për fenomenin e vrasjeve: Policia e Kosovës është duke i marrë seriozisht këto çështje

Në këtë javë pati gjuajtje me armë, vrasje në Kolovicë, gjuajtje në Dardani, pra raste të shumta brenda një kohe shumë të shkurtër, Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri në Komunën e Prishtinës, tregoi se bashkë me Policinë e Kosovës janë në basgkëpunim për rritjen e sigurisë

Drejtori për Siguri në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica

Gjatë kësaj jave ndodhën disa raste si gjuajtje me armë e vrasje.

Rastet e fundit e kanë tronditur kryeqytetin e po ashtu edhe banorët.

Drejtori për Siguri në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, i ka cilësuar si raste shqetësuese sepse janë duke u përsëritur.

“Ne jemi zakonisht shumë të shqetësuar me këtë trend të fundit të zhvillimeve, këto raste po përsëriten, është një dinamikë e çuditshme e këtyre rasteve dhe konflikteve në mes grupeve të ndryshme kriminale,” tha Fushtica.

Fushtica tregoi para 2 javësh se ishte edhe rasti në lagjen e “Muhaxherëve” ku ka pasur gjuajtje me armë të zjarrit, ndonjëherë, sipas tij, këto ndodhin për shkaqe banale dhe të armiqësive të kaluara.

“Policia e Kosovës është duke i marrë këto çështje seriozisht dhe është përgjegjësi strikte e Policisë,” u shpreh Fushtica.

Sipas tij, ka koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe jemi në bashkëpunim të ngushtë që të rritet sa më shumë siguria në kryeqytet, jemi në rrugë të mirë.

Ai ka shtuar se ritja e strukturës së popullatës e bën edhe ngritjen e kriminalitetit dhe, sipas tij, kryeqyteti po përballet me këtë dukuri.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika