Fushtica: Prishtina ka pësuar dëme më të vogla nga stuhia krahasuar me komunat e tjera

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Fadil Fushtica, ka deklaruar se kryeqyteti ka kaluar me dëme relativisht të vogla nga stuhia e fuqishme që përfshiu Kosovën, në krahasim me komunat e tjera të prekura.

Sipas tij, ekipet komunale kanë qenë në terren që nga momenti i parë për të menaxhuar situatën dhe për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Fushtica tha se dëmet në Prishtinë kanë qenë kryesisht materiale dhe nuk mund të krahasohen me ato të regjistruara në disa komuna të tjera, ku stuhia ka shkaktuar pasoja më të mëdha në infrastrukturë, objekte dhe bujqësi.

Ai shtoi se shërbimet komunale vazhdojnë të monitorojnë gjendjen dhe të ndërhyjnë në zonat ku ka pasur nevojë për pastrim dhe eliminim të pasojave të motit të lig.

Fushtica u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast që paraqet rrezik, duke theksuar se institucionet komunale mbeten të angazhuara për rikthimin e gjendjes në normalitet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika