Futbollisti 24-vjeçar rrëzohet dhe vdes gjatë stërvitjes me klubin e tij bolivian
Futbollisti 24-vjeçar Guillermo Denis Beltran, ndërroi jetë këtë të premte nga arresti kardiak, pasi i ra të fikët në fushë gjatë stërvitjeve për klubin e tij, Real Santa Cruz, të divizionit të parë të futbollit bolivian. Në një deklaratë të publikuar në Instagram, klubi theksoi virtytet e sulmuesit: “Ai ishte shumë më tepër se një […]
Futbollisti 24-vjeçar Guillermo Denis Beltran, ndërroi jetë këtë të premte nga arresti kardiak, pasi i ra të fikët në fushë gjatë stërvitjeve për klubin e tij, Real Santa Cruz, të divizionit të parë të futbollit bolivian.
Në një deklaratë të publikuar në Instagram, klubi theksoi virtytet e sulmuesit: “Ai ishte shumë më tepër se një lojtar i talentuar: ai ishte një mik, një shok ekipi dhe një frymëzim për shumë njerëz. Pasioni i tij për lojën dhe shpirti i tij i palodhur do të vazhdojë të jetë kujtohet dhe vlerësohet përgjithmonë.”
Sipas dëshmive të shokëve të tij të skuadrës, Beltran ndjeu trullosje dhe u rrëzua në mes të stërvitjes. Mjekët e klubit tentuan ta ringjallën, por kur ai nuk reagoi, thirrën ambulancën. Ai vdiq rrugës për në një klinikë në qytetin e Santa Cruz./ Raportoi Daily News.
Presidenti i Federatës Boliviane të Futbollit, Fernando Costa, shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se do të ofrojë të gjithë bashkëpunimin për klubin dhe familjen. Ai njoftoi se do të kërkojë “një raport për atë që ka ndodhur”.















