G20 u mbledh për të dënuar pushtimin rus në Ukrainë, por ai u thellua me sulme në Poloni

Të martën e 15 nëntorit, Kryeqyteti i Ukrainës u sulmua me raketa nga Rusia, por sulmi nuk u ndal me kaq duke përfshirë më pas edhe Poloninë, që dy persona mbetën menjëherë të vdekur pas sulmit nga raketat ruse në Poloni, shtet ky që është anëtar në NATO. Pati më shumë se pesë reagime të shteteve aleate në shenjë solidariteti, pati demantim se sulmet kanë ndodhur nga ushtria ukrainase, pati njashtu edhe dilema për shqyrtimin e raporteve me Poloninë, e nuk dihet çfarë pritet të ndodhë tashmë, dihet se Emmanuel Macron do të mbajë bisedime të mërkurën e 16 nëntorit me udhëheqësit polak për ngjarjet e ndodhura

Fotoilustruese

Të martën e 15 nëntorit, Kryeqyteti Ukrainas, Kiev është sulmuar me raketa duke u goditur kështu dy ndërtesa të banimit në lagjen Pechersk.

Ishte sulmi i parë i tillë në më shumë se një javë kohë, gjatë së cilës Rusia ka tërhequr trupat nga Kherson.

Një sulm i tillë erdhi në kohën kur liderët botërorë u mbleshën në samitin e G20, për të dënuar pushtimin rus në Ukrainë.

Vetëm gjatë ditës së martë të 15 nëntorit afro 85 raketa janë lëshuar kundër Kievit dhe Lvivit, ka mbrt i vdekur një person.

Sulmi nuk pati të ndalur, shpejtë u raportuar për dy të tjerë të vdekur. Por, kësaj radhe në Poloni, pasi raketat (dyshohet se janë ruse) goditën këtë të fundit. Ndryshe, Polonia është shtet anëtar në NATO dhe nuk ka qenë e përfshirë në konflikt.

Sulmi në Poloni u shoqërua me ndërprerjen e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të Moldavisë. Një gjë e tillë ndodhi pasi u rrëzua linja kryesore e energjisë që furnizonte gjithë vendin.

Kush reagoi i pari?

Ishte Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artis Pabriks, ai që reagoi i pari lidhur me sulmin në Poloni. Ky i fundit ka shprehur ngushëllime për vëllezërit polak, gjersa ka thënë se Letonia qëndron krah Polonisë.

“Ngushëllime për vëllezërit tanë polakë. Regjimi kriminal rus ka gjuajtur raketa që kanë shënjestruar jo vetëm civilët ukrainas, por kanë rënë edhe në territor të NATO-s në Poloni”, ka shkruar Pabriks në Twitter.

Pas Letonisë, Estonia, më saktësisht Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar duke thënë se një gjë e tillë që po ndodhë është tejet shqetësuese.

Ndër tjera, kjo ministri ka theksuar se Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s dhe është në solidaritet me aleatin e saj Poloninë.

“Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, ka shkruar MPJ e Estonisë në një postim në Twitter.

Njashtu edhe zëdhënësi i zyrës së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është në lidhje të ngushtë me aleatët e saj.

Mbretëria e Bashkuar është “në lidhje të ngushtë” me aleatët pas raporteve se raketa ka rënë në Poloni, ka thënë zëdhënësi të zyrës së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan CNN.

“Ne jemi duke i hetuar këto raporte dhe jemi duke u lidhur ngushtë me aleatët,” i tha CNN një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar.

Lidhur me situatën që po ndodhte kanë reaguar në kohë aktuale edhe Gjermania, Franca, Holanda e Ukraina.

Lidhur me sulmin ndaj Polonisë kanë reaguar edhe ministrja e jashtme gjermane, kryeministri holandez, presidenti francez e njashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Derisa, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Polonisë po mbante mbledhjen e tij urgjente, qeveria po merr më shumë shprehje mbështetjeje nga aleatët e tjerë të NATO-s.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, ka shkruar në rrjetin social Twitter, duke shprehur mbështetjen për aleatët e NATO-s.

“Ne po monitorojmë situatën nga afër dhe jemi në kontakt me miqtë tanë polakë dhe aleatët e NATO- s.”

Njashtu edhe Kryeministri holandez Mark Rutte ka shkruar në Twitter një mesazh të ngjashëm, duke thënë se “është e rëndësishme tani të përcaktohet se çfarë ka ndodhur saktësisht”, ka shkruar BBC.

“Tani është e rëndësishme të përcaktohet se çfarë ka ndodhur saktësisht”, ka thënë kryeministri holandez, shkruan BBC-ja.

Ndryshe nga këta të fundit, Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se është në kontakt me Poloninë dhe parashikon bisedime nesër (të enjten) lidhur me incidentin e të mërkurës.

Kryetari i samitit të BE-së, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ka shkruar gjithashtu në Twitter, duke thënë se është në kontakt me autoritetet polake njashtu edhe i tronditur për atë që ka ndodhur.

“I tronditur nga lajmi i një rakete ose municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, ka shkruar ai për BBC-në, transmeton Portali Dukagjini.

Zelensky ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim të gjendjes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj Polonisë.

“Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive,” ka thënëai.

“Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë”, ka shtuar Zelensky.

“Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë”, theksoi ai, duke shtuar se ishte “vetëm çështje kohe përpara se terrori rus të shkojë më tej”.

Zelensky, vendi i të cilit nuk është anëtar i NATO-s, por ka lidhje të ngushta me aleancën, tha gjithashtu se breshëria e raketave kundër rrjetit elektrik të vendit të tij ishte një “shuplakë në fytyrën e G20”.

“Ky akt i gjenocidit të ukrainasve në përgjigje të planit tim të paqes është një shuplakë cinike në fytyrën e G20 dhe botës”, shkroi ai në Telegram, shkruan BBC.

Jo veç Zelensky ka reaguar nga Ukraina, ishte edhe Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak i cili ka thënë se sulmi me raketa në Poloni nuk ishte një sulm aksidental, por një “përshëndetje” e dërguar nga Rusia.

Raketat ruse kanë goditur dy persona në Poloni, ka bërë të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës amerikane. Pas kësaj, Podolyak ka thënë se regjimi terrorist rus duhet të ndalet.

“Sulmet në territorin e Polonisë jo aksident, por një ‘përshëndetje’ e qëllimshme e planifikuar nga Rusia, e maskuar si ‘gabim’. Kjo ndodh kur djalli shkon pa u ndëshkuar dhe politikanët angazhohen në ‘paqësim’ të agresorit. Regjimi terrorist rus duhet të ndalohet. Ngushëllime viktimave”, ka shkruar Podolyak, në Twitter.

Në këtë situatë kritike të Polonisë, zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, shpehej se nuk kanë një konfirmim për raketat ruse të cilat kanë rënë në Poloni.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet në media që pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur brenda Polonisë në afërsi të kufirit me Ukrainën. Mund t’u them se nuk kemi informata në këtë dhe po shikojmë para”, tha Ryder.

Ndërkohë zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Kelly O’Donnell, për “NBC”, ka thënë po ashtu se nuk mund të konfirmojë informatën.

“Nuk mund të konfirmojmë raportimet, ne duhet të zbulojmë të vërtetën në terren. Zyrtarët e SHBA-së janë duke punuar për të zbuluar situatën”, ka theksuar O’Donnell.

Në një situatë të tillë, që po pritej që ShBA-ja të reagonte në shenjë mbështetje për Poloninë, kjo e fundit shprehej se po shqyrton raportet me aleatin e saj Poloninë.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga një zyrtar i NATO-s, i cili I ka thënë BBC-së se po shqyrtojnë raportin me Poloninë.

“Ne jemi duke i shqyrtuar këto raporte dhe po koordinojmë ngushtë me aleatin tonë Poloninë”, ka thënë zyrtari.

Në gjithë këtë rrëmujë botërore, në të cilën u përfshinë shumica e shteteve duke reaguar në shenjë solidariteti, shteti rus, më saktësisht mediat ruse raportonin se sulmin ndaj Polonisë e kanë shkaktuar raketat ukrainase, jo ato ruse.

Madje, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se goditja e Polonisë nga këto raketë është “Provokim i qëllimshëm që synon përshkallëzim të situatës”, dhe sipas tyre këto ngjarje nuk kishin të bëjnë me armë dhe raketa ruse por ishin ukrainase.

Në kohën që po ndodhnin gjithë këto zhvillime e reagime, erdhi një reagim nga Stoltenberg, i cili vuri në dukje nevojën për vërtetim te të gjitha fakteve dhe ngjarjeve që po ndodhnin.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni, duke thënë se NATO po e monitoron situatën, por është e rëndësishme që të verifikohen të gjitha faktet

Stoltenberg ka thënë se është me rëndësi të vërtetohen gjitha faktet.

Gjersa ka theksuar se NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohën nga afër.

“Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg në Tëitter.

Ndërkaq, më pas erdhi një reagim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i cili ka shprehur mbështetjen e tij për Poloninë gjersa ka theksuar se mbetet në kontakt me autoritetet polake dhe aleatët e tjerë.

Përmes një postimi në Twitter, Michel ka shprehur shqetësimet dhe njëherit, ngushëllimet e tij për viktimat nga sulmi në Poloni.

“I tronditur nga lajmi i një rakete ose municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, ka shkruar ai.

Në këtë ditë të jashtëzakonshme për Poloninë, në një konferencë për shtyp u shfaq zëdhënësi i qeverisë Polake, Piotr Muller, i cili tha se Qeveria e Polonisë po e rrit nivelin e gatishmërisë së ushtrisë në përgjigje të shpërthimit pranë kufirit të saj me Ukrainën.

Duke folur para kamerave, Muller konfirmoi se dy persona ishin vrarë më herët të martën.

Ai u tha gazetarëve se qeveria po shqyrtonte nëse do të nxiste nenin 4,-2 që do të nënkuptonte një takim të anëtarëve të NATO -s pasi të kërcënohej “integriteti i tyre territorial, pavarësia politike ose siguria”.

Pas gjitha ngjarjeve të ndodhura të martën, presidenti francez Emmanuel Macron, pritet që të mërkurën e 16 nëntorit të mbajë bisedime lidhur me incidentin e ndodhur të martën e 15 nëntorit ndaj Polonisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika