“G7” me marrëveshje për Ukrainën, do të përfshijë pajisje të mbrojtjes, trajnim e shkëmbim të inteligjencës

Vendet anëtare të "G7"-s pritet që sot ta ratifikojnë një marrëveshje afatgjate të sigurisë për Ukrainën në Samitin e NATO-s

Vendet anëtare të “G7”-s e përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, pritet që sot ta ratifikojnë një marrëveshje afatgjatë të sigurisë për Ukrainën në Samitin e NATO-s.

Kjo marrëveshje do të përfshijë pajisjet e mbrojtjes, të trajnimit dhe të shkëmbimit të inteligjencës, që sipas kryeministrit britanik, Rishi Sunak, kjo do t’i dërgonte një sinjal të fortë presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ne nuk mund të shohim kurrë një përsëritje të asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe kjo deklaratë rikonfirmon angazhimin tonë për të siguruar që ajo të mos lihet kurrë e cenueshme ndaj llojit të brutalitetit që Rusia ka shkaktuar përsëri ndaj saj”, tha Sunak për BBC, transmeton Portali Dukagjini.

Ai shtoi se mbështetja e “rrugës së Kievit drejt anëtarësimit në NATO”, si dhe “marrëveshjet formale, shumëpalëshe dhe dypalëshe” nga anëtarët e NATO-s do të dërgonin një mesazh të qartë për presidentin rus dhe “kthimin e paqes në Evropë”.

Njoftimi i G7-s vjen pasi NATO-ja tha se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës ushtarake “kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet” – një vonesë që Zelensky e ka quajtur “absurde”.

Kurse, Kievi e pranon se nuk mund të bashkohet me NATO-n ndërsa është në luftë me Rusinë, por dëshiron të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të luftimeve.

Duke iu drejtuar turmave në kryeqytetin lituanez të martën, Zelensky tha se “NATO-ja do t’i japë Ukrainës siguri – Ukraina do ta bëjë aleancën më të fortë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika