G7 pritet të lirojë 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

Vendet e G7 kanë rënë dakord të lirojnë 100 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike, me synimin për të ndihmuar në uljen e çmimeve të naftës dhe veçanërisht të dizelit.

Sipas presidentit francez Emmanuel Macron, është arritur marrëveshje për të vazhduar koordinimin e veprimeve për të lehtësuar daljen e furnizimeve nga Ngushtica e Hormuzit.

Macron theksoi se anëtarët e G7 kanë rënë dakord që “nuk do të ketë ndalim” të eksporteve të naftës mes tyre.

Sipas një deklarate të publikuar pas një videokonference të zhvilluar këtë pasdite, rezervat do të lirohen menjëherë dhe gjatë një periudhe prej katër muajsh teksa procesi do të koordinohet përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

Vendimi vjen në një kohë kur çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Iran, ndërsa trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit, një korridor kyç për transportin detar të naftës, është pothuajse ndalur.

Në Mbretërinë e Bashkuar, çmimi mesatar i një litri dizel ka kaluar sot për herë të parë 2 paund për litër.

Ministri britanik i Transportit, Keir Mather, ka deklaruar se furnizimi me dizel në vend mbetet “i qëndrueshëm” dhe vjen nga një gamë e gjerë burimesh.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika