G7: Thirrje për Kosovën dhe Serbinë që të zbatojnë marrëveshjet dhe të stabilizojnë marrdhëniet mes vete

Në Gjermani ditën e shtunë të 14 majit janë mbledhur ministrat e Jashtëm të G7: Kanadasë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Japonisë, SHBA-së si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell

Pas këtij takimi të ministrave të Jashtëm në Gjermani, është lëshuar komunikata e përbashkët, rreth diskutimeve për Ballkanin Perëndimor.

Ministrat kanë përgezuar Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi si dhe Maqedoninë e Veriut për përafrimin e politikave të jashtme me BE-në, ku kanë përfshirë edhe sanksionet dhe zbatimin e tyre.

Por, ata kanë pasur një vërejtje ndaj Serbisë që nuk janë përbashkuar me Bashkimin Europian për sanksionet ndaj Rusisë, e që Serbia mbetet shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Ne i bëjme thirrje Serbisë të bëjë të njëjtën gjë. Ne mirëpresim përafrimin e Bosnjes dhe Hercegovinës me masat kufizuese të BE-së ndaj Rusisë dhe përafrimin e njëanshëm të Kosovës me ato masa”, thuhet në komunikatë.

Aty është përmendur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ku kanë bërë thirrje për të dyja shtetet, sipas tyre duhet të ketë angazhim nga të dyja palët që të gjejnë një rrugëzgjidhje për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme”, është thënë në komunikatë.

Sipas tyre zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë do të mundësonte realizimin e përspektivave përkatëse evropiane.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika