I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuara që marrëveshja e Ohrit të zbatohet, dhe, sipas tij, tani është koha që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të formohet.

“Kolegu im, ambasadori i [SHBA-së në Beograd Christopher] Hill, ka të drejtë, është koha që Asociacioni të formohet, është një obligimi ligjor dhe ne mbështesim këtë”, ka thënë Escobar për mediumin serb Tanjug.

Sipas tij, ka shumë sinjale nga komuniteti ndërkombëtar që të ecet përpara dhe SHBA-ja e mbështet një përparim në raportet Kosovë-Serbi.

“SHBA pret që Kosova dhe Serbia të ofrojnë një kornizë kohore për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe propozimet fillestare për formimin e Asociacionit të Komunave serbe”, ka thënë i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ne presim propozime fillestare për formimin e Asocacioni, por presim gjithashtu një afat kohor për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo do të thotë se të gjitha palët duhet të vijnë të përgatitura,”, ka thënë Escobar për Tanjug.