Gabriel Martinelli nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli ka nënshkruar kontratën e tij të re me Arsenalin, kështu duke e lidhur atë me klubin të paktën deri në verën e vitit 2027

Futbollisti brazilian, Gabriel Martinelli

Futbollisti brazilian, Gabriel Martinelli, ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me klubin e tij, Arsenal.

Sulmuesi brazilian thuhet se ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Martinell 21-vjeçar, u bashkua nga skuadra braziliane Ituano në verën e vitit 2019 dhe ka bërë 111 paraqitje në të gjitha garat gjatë karrierës së tij plot aksion në Arsenal.

Ai është gjithmonë i pranishëm në Premier League këtë sezon, duke shënuar shtatë gola, për të ndihmuar Topçinjtë të shkojnë pesë pikë përpara në krye të tabelës.

“Gabi është ende shumë i ri, kështu që ne e dimë se ka ende shumë për të ardhur prej tij”, ka thënë menaxheri Mikel Arteta.

Ndërsa, sipas njoftimit të klubit mbështetësit e shohin cilësinë dhe energjinë e tij çdoherë që ai vesh fanellën dhe ai është i njëjtë çdo ditë në stërvitje, me punën e tij të palodhur dhe vlerat pozitive.

“Tani jemi të emocionuar të vazhdojmë të zhvillojmë talentin e tij të madh dhe mezi presim ta shohim atë të performojë me Arsenalin në vitet në vijim”, thuhet tutje në njoftim.

Martinelli bëri tetë paraqitje për skuadrën e Brazilit U23 përpara se të bënte debutimin e tij për të moshuarit në mars 2022.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës 2022 në Katar, duke bërë dy paraqitje teksa Selecao arriti në çerekfinale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika