Në Romë qëndroi më shumë i ulur në stol, sepse nuk ishte në planet e Jose Mourinhos.

Por, tashmë Nicola Zaniolo ka hapur një kapitull të ri në karrierë.

Ai i është bashkuar Galatasarayt – me të cilët do të nënshkruajë marrëveshje deri në vitin 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Zanilo do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, teksa shuma e këtij transferimi është rreth 20 milionë euro.

Në Galatasaray ai do të bashkohet me yje si Mauro Icardi, Mertens, Juan Mata e Milot Rashica, me të cilët e synon titullin e kampionit.