Gani Thaçi para vendimit: Nesër presim Hashim Thaçin me shokë të lirë në Kosovë

Pak orë para vendimit final në Hagë, Gani Thaçi, vëllai i Hashim Thaçit ka folur ekskluzivisht për Televizionin Dukagjini. Ai tha se presin vendim të drejtë për të e shokët, që do të ishte vetëm liria. Për herë të parë që kur u Thaçi u nis drejt Hasgës, vëllai i tij ka kujtuar momentet e fundit, por i emocionuar ka folur edhe rrugën e gjatë të tij në paraburgim dhe mbështetjen e shtetit të Kosovës.

Jemi vetëm pak orë larg verdiktit final që pritet të vulosë një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së Kosovës – procesi gjyqësor në Hagë.

Nesër në mëngjes në orën 10, Dhomat e Specializuara pritet të japin vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Një datë që po pritet me ankth në Kosovë, por që për familjet e katër ish-krerëve të UÇK-së, peshon shumë më rëndë.

Në prag të këtij vendimit, për herë të parë dhe ekskluzivisht për Televizionin Dukagjini, ka folur Gani Thaçi, vëllai i madh i ish-presidentit, Hashim Thaçi.

“Asnjëherë se kemi mendu se një çlirimtarë, ose disa burra që i prijnë luftës, që sakrifikuan shumë që do të na burgosen, nëpër burgjet e kazamatet e jashtme. Përjetimi ishte I rëndë edhe për vëlluan, edhe për neve që na morën vëlluan, edhe për shokët që I kemi, që janë disa burra, që Kosova është zor, me pas ka pas, por zor që lind. Përjetimet janë të rënda, sepse kemi pas vuajtje shpirtërore”, u shpreh Thaçi.

Mes kujtimeve të atyre ditëve, Gani Thaçi rikthen edhe momentet e fundit para nisjes së Hashim Thaçit për në Hagë.

Në veçanti, kujton ndarjen e tij nga nëna, një moment që, sipas tij, familja do ta ketë përgjithmonë në mendje.

“Ky moment ishte një ditë përpara, para se me udhëtu, se Hashimi e ka dijtë që ka me shku anej, Hashimi u përshëndet I tha ka me shku në një rrugë, edhe I tha që ndoshta do të vonohem, nana shumë e kthjellët, e përqafojë sa mujti, e ka dijtë që Hashimi, kur u dal të dyert ajo ka ba me dorë, ishte e fundit, para shkuarjes”, tha ai.

Thaçi nuk lë vend për dilema kur flet për atë që pret nga gjykatësit.

Besimi i tij, thotë, është i plotë dhe se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë të lirë.

“Presim lirim, se s’ka asnjë argument, të gjitha këti janë të montume, nga Serbia, Rusia dhe disa elemente tjera shqipfolës, nëse nuk është lirim I përgjithshëm nuk është asgjë. Kosova do të mbetet keq, presim lirim të plotë, me na ardh ata burra prej Hage”, u shpreh ai.

Krahas pritjes për vendimin final, familja Thaçi pati vlerësim edhe për mënyrën se si shteti i Kosovës është përballur me këtë proces.

Ata konsiderojnë se mbështetja institucionale ka qenë e pranishme, por që mund të ishte bërë edhe më shumë për katër ish-krerët e UÇK-së.

“Shteti ka mujt me bë më shumë, ministria e Drejtësisë, kanë mujt me bë më shumë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika