Ganimete Musliu: Mazhoranca e padiciplinuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se mos kalimi i ligjeve në Kuvendin e Kosovës është faj i shumicës parlamentare.

Një mazhorancë e cila për një vit rresht në çdo paraqitje të tyre në parlament apo në televizion, konferenca shtypi apo kudo tjetër, çdoherë na kanë mbajtë nër hunë 14 shkurtin dhe 50% referendumit siç thonë ata, ka deklaruar Musliu në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

“Mos të rrijnë t’i kalojnë ligjet me shumicë parlamentare, kjo nuk don koment, dhe faji këtu është direkt i mazjhorancës. S’ka të bëjë opozita sepse në fund të ditës qytetari ia ka dhënë atyre mandatin, për të qeverisur dhe jo për të qëndruar në kafiteri, në kohën kur mbahen seancat”, ka thënë Musliu.

Deputetja e PDK-së, tutje ka deklaruar se është idhtare që të disiplinoihet mazhoranca. Ajo në seancat e mëhershme, i ka sygjeruar deputetëve të mazhorancës të reflektojnë për përgjegjësitë që kanë marrë. Sipas saj, joserioziteti i mazhorancës është në dëmtim të vendit.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika