Ganiu i reagon Pendarovskit: Rruga “Adem Demaçi” e emëruar sipas ligjit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka reaguar kundër presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për rrugën “Adem Demaçi” në Shkup, duke njoftuar se emërimi i kësaj rrugë i përmbushë të gjitha rregullat ligjore

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka reaguar kundër presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për rrugën “Adem Demaçi” në Shkup, duke njoftuar se emërimi i kësaj rrugë i përmbushë të gjitha rregullat ligjore dhe është vendosur me shumicë votash në Kuvendin Komunal të Çairit.

Ai thotë se kjo rrugë tashmë është edhe në gazetën zyrtare.

Sipas Ganiut, deklarata e presidentit Pendarovski është e pa kuptimtë dhe e pa bazë.

“Kjo për arsye se aktivitetin që e kemi mbajtur për përurimin e rrugës “Adem Demaçi”, nuk e kemi vendosur në të zezë, por sot ai emër është në gazetën zyrtare. Të gjitha procedurat i ka kaluar. Po të doni mund të hyni edhe në Googlemap dhe ta kërkoni që ajo rrugë është me emrin e Adem Demaçit”, deklaroi Ganiu për RTK.

Ndryshe, reagimi i Ganiut vjen menjëherë pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, se riemërimi i rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike.

“Mënyra e zbatimit të idesë së riemërimit të rrugës në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në vend. Në këtë drejtim, pres nga shërbimet kompetente të inspektimit të kontrollojnë nëse është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, i cili duhet të përfshijë votat e komuniteteve jo shumicë në atë komunë”, ka thënë presidenti Pendarovski.

Ndërkaq kryetari i Çairit, Visar Ganiu  thotë se të gjitha procedurat paraprake janë konform ligjit për emërimin e rrugëve, që me maturi komuna i ka respektuar, duke kaluar edhe në Këshillin Komunal dhe në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“Kurse nga ana tjetër, na çuditë fakti që pothuajse të gjitha partitë kanë reaguar për emërimin e asaj rruge. Pretendojmë që jemi rrugës për Evropë dhe duhet t’i përmbushim të gjitha standardet evropiane. E në anën tjetër harrojmë se Parlamenti Evropian vetë Admen Demaçiti i ka dhënë çmimin Saharov për paqe”, tha Ganiu, transmeton RTKlive.

Kryetari i Çairit pyet se me këto reagime e me këtë mllef, nuk di se ku është nisur Maqedonia e Veriut?.

Kujtojmë se në përurimin e kësaj rrugë në Çair ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha së në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë emrin “Adem Demaçi”, por emërtimi i një rruge me emrin Adem Demaçit në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut, e ka një rëndësi të veçantë. “Kjo, sepse emërtimi i një rruge nuk është thjesht evidentim i një hapësire të lëvizjes, por edhe shenjim i një kohe me një emër”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika