Gara e çiklizmit bllokon përkohësisht disa segmente të autostradave në Kosovë për tri ditë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se më 5, 6 dhe 7 qershor (premte, e shtunë dhe e diel), Federata e Çiklizmit e Kosovës do të organizojë Garën Ndërkombëtare të Çiklizmit në disa segmente rrugore të Republikës së Kosovës, përfshirë autoudhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit të Ministrisë, për shkak të zhvillimit të garës, në disa rrugë do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet e Policisë, njofton Dukagjini.

Më 5 qershor (e premte), nga ora 13:00 do të mbyllet njëra korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”. Gara do të nisë nga sheshi “Metush Krasniqi” në Kamenicë dhe do të zhvillohet në drejtim të Prishtinës, me kthim në kilometrin e 28-të të autostradës.

Ndërkaq, më 6 qershor (e shtunë), janë planifikuar disa etapa të garës, të cilat do të ndikojnë në qarkullimin rrugor.

Nga ora 09:00 do të mbyllet njëra korsi në segmentin Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit, në gjatësi prej 73 kilometrash.

Nga ora 11:30 do të ketë kufizime në aksin Ferizaj – Hani i Elezit, në gjatësi prej 32 kilometrash.

Nga ora 13:00 do të mbyllet njëra korsi në itinerarin Ferizaj – Prishtinë – Hani i Elezit, me gjatësi 95 kilometra.

Nga ora 16:00 kufizimet do të vazhdojnë në segmentin Ferizaj – Lipjan – Hani i Elezit, në gjatësi prej 80 kilometrash.

Më 7 qershor, e diel, mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Podujevë (kthimi në Trudë) – Lipjan – Ferizaj – Hani i Elezit (120 km) nga ora 10:00 ndërkaq njëra korsi: Ferizaj – Trudë (kthim) – Fushë Kosovë – Llapushnik – Duhël (kthim) – Llapushnik – Fushë Kosovë – Ferizaj (183 km) do të mbyllet nga ora 14:00.

Mes tjerash, ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për kufizimet e përkohshme gjatë zhvillimit të garës, si dhe apelon për respektimin e udhëzimeve të Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimit rrugor të vendosur përgjatë itinerarit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika