Garanton Emilia Rexhepi: 6 deputetë të komuniteteve joserbe s’e votojnë një qeveri të opozitës

Emilia Rexhepi, nga Partia e re Demokratike, që përfaqëson komunitetin boshnjak, ka ka garantuar se 6 deputetë të komunitetit joserb nuk do të mbështesin një qeveri të mundshme të opozitës.

Rexhepi ka theksuar se për të formuar një qeveri, opozita mund të ketë nevojë për mbështetje nga Lista Serbe, për shkak të numrit të ulët të deputetëve që mund të sigurojnë vetë.

“Nuk i duhen (numat e Listës Serbe). Mundet edhe me ne ta krijojë qeverinë apo edhe me ndonjë parti tjetër shqiptare, apo me ndonjë parti shqiptare apo me ndotej individë. Aty është edhe zoti Rashiq. Nuk është më në pyetje, as që bëhet fjalë që kryeministri të tjetë kundër serbëve. Ne përpiqemi t’i integrojmë të gjitha komunitetet… nuk është i varur nga Lista Serbe…

(Opozita)gjithnjë thonë që nuk do ta formojnë me Listën Serbe, por unë besoj që opozita mund ta formojë me Listën Serbe. E di pak a shumë qysh shkojnë matematikat, ata për momentin kanë 52. Pra iu duhet edhe 9 ose 10 deputetë.

Unë që nga tani mund të iu them se kush nga komuniteti joserb, nuk do të votonin opozitën e tanishme shqiptare. Unë e di që janë  6 deputetë sigurt që nuk e votojnë. Që janë të paluhatshëm në këtë drejtim”, ka thënë Rexhepi në Debat Plus.

Vlen të ceket që Partia e Re Demokratike, që përfaqëson komunitetin boshnjak, ka siguruar një mandat në zgjedhjet e 9 shkurtit për legjislaturën e IX të Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika