Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Regjimenti i Mbrojtjes Civile ka realizuar garën “Shpëtimtari 2025”.

Në këtë garë siç bën të ditur FSK-ja morën pjesë njësi të Kërkim Shpëtimit, Materieve të Rrezikshme dhe Deminimit, me qëllim të vlerësimit të aftësive profesionale, fizike dhe taktike të pjesëtarëve dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe frymën garuese ndërmjet ekipeve, njofton Dukagjini.