Garda kombëtare e New Jersey-t stërvitje me forcat ajrore shqiptare
Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare në trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve për përgatitje ndaj misioneve kërkim-shpëtimi. Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shpërndarë pamje nga këto stërvitje, ku grupet punojnë me të njëjtin helikopter Black Hawk […]
Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare në trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve për përgatitje ndaj misioneve kërkim-shpëtimi.
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shpërndarë pamje nga këto stërvitje, ku grupet punojnë me të njëjtin helikopter Black Hawk që ka shpëtuar jetë gjatë operacioneve pas Uraganit Sandy në vitin 2012, duke bashkëpunuar me ekipin e mirëmbajtjes që e përdori atë herë.















