Garda Revolucionare e Iranit thotë se lideri politik i Hamasit është vrarë në Teheran

FOTO:Vahid Salemi/AP

Garda Revolucionare e Iranit tha se Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit është vrarë gjatë një sulmi në Teheran, duke fajësuar Izraelin.

Garda tha se po heton sulmin që la të vrarë Haniyeh, 62 vjeç, përderisa ai ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian, më 30 korrik, raporton BBC.

Garda Revolucionare e Republikës Islamike nuk dha detaje se si u krye sulmi.

Hamasi – që mbështetet nga Irani – konfirmoi lajmin përmes një postimi në Telegram më 31 korrik, duke thënë se Haniyeh u vra “në një sulm ajror në rezidencën e tij në Teheran”.

Pala izraelite ende nuk ka konfirmuar vdekjen e liderit politik të Hamasit.

Më herët gjatë 30 korrikut, Izraeli pretendoi se ka “eliminuar” Fuad Shukr, komandantin e grupit militant, Hezbollah, që Izraeli pretendon se qëndron prapa sulmit me raketa në fundjavë që vrau 12 të rinj izraelit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit shkruan në X – që më herët njihej si Twitter – se Shukr, ka “drejtuar” sulmet e Hezbollahut.

Grupi libanez, Hezbollah, ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.

Izraeli vë në shënjestër një komandant të Hezbollahut në Bejrut, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga goditja ajrore

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika